Të ardhurat dhe fitimi i kompanisë kineze “Alibaba” në tremujorin e katërt të vitit fiskal, i cili përfundoi në mars, i tejkaloi pritjet sepse njerëzit më shumë kanë kaluar në blerje onlajn të produkteve themelore për shkak të kufizimit të lëvizjes, të vendosur për shkak të Kovid-19.

Të ardhurat e veprimtarisë tregtare të kompanisë janë rritur për  pothuajse 19 për qind në 93,87 miliardë juanë (13,16 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e katërt, ndërsa të ardhurat nga sektori i kontabilitetit në re është rritur për 58 për qind.

Gjiganti kinez për e-tregti bëri të ditur se pret të ardhura prej mbi 650 miliardë juanë në vitin fiskal 2021.

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë në tremujorin e katërt i ngjit në 114,31 miliardë juanë (16,02 miliardë dollarë) prej 93,50 miliardë juanë një vit më herët.

Analistët parashikuan të ardhura prej 107,04 miliardë juanë. Me përjashtim të zërave të njëfishtë, fitimi i kompanisë për aksion arrin 9,20 juanë në krahasim me të priturat 6,10 juanë.

Loading...