Fejsbuku kumtoi sot se do të lejojë që punonjësit e tij, të cilët kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë deri në fund të vitit.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, vendimi është marrë në kohë kur pandemia e koronavirusit i detyron qeveritë të vazhdojnë të ulen në shtëpi për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

Kompania pret që shumica e zyrave të saj të qëndrojnë të mbyllura deri më 6 korrik, deklaroi një zëdhënës i saj.

Virusi, i cili deri tani ka infektuar më shumë se 3,8 milionë njerëz mbarë botën, ka çuar në vendosjen e bllokadave serioze në shumicën e vendeve dhe ka ndryshuar mënyrën e funksionimit, ndërsa puna nga shtëpia tani shfaqet si normë e re.

Loading...