Gardian

Shkencëtarët kanë zbuluar se faktorët gjenetikë shpjegojnë 50 për qind të ndryshimit midis simptomave të koronavirusit të ri tek njerëzit, shkruan Gardian.

Simptomat e Kovid-19 varen pjesërisht nga faktorët gjenetikë, zbulojnë studiuesit në Kings Kolegj në Londër.

Ekzaminimi bazohet në të dhënat e përzgjedhura përmes aplikacionit Kovid-19 Simtoma Trakker, që u lançua muajin e kaluar nga një ekip shkencëtarësh.

Qytetarët inkurajohen të përdorin aplikacionin për të monitoruar gjendjen e tyre çdo ditë dhe ekipi ka kërkuar gjithashtu mijëra binjakë në Mbretërinë e Bashkuar që tashmë kanë marrë pjesë në një projekt tjetër hulumtues për të përdorur aplikacionin dhe të shohin nëse kanë simptoma të koronavirusit.

Ekipi u përqendrua në të dhëna nga mbi 2,600 binjakë për të provuar nëse simptomat e Kovid-19 që ata kishin, kishin të bënin me gjenetikën.

“Në fakt, ideja ishte të kërkosh ngjashmëri në simptoma ose mos shprehje të simptomave tek binjakët identikë, të cilët kanë 100 gjene identike dhe tek binjakë jo identikë, të cilët ndajnë vetëm gjysmën e gjeneve”, deklaroi profesori Tim Spektor, një nga studiuesit që drejton këtë studim.

Spektori shpjegoi se nëse ekziston një faktor gjenetik në shfaqjen e simptomave, atëherë do të ketë më shumë ngjashmëri tek binjakët identikë sesa tek binjakët jo identikë dhe kjo është ajo që ka treguar studimi.

Studimi, i cili nuk është recensionuar ende, gjithashtu merr parasysh nëse binjakët jetojnë së bashku, dhe rezultatet tregojnë se faktorët gjenetikë shpjegojnë rreth një ndryshimi 50 për qind midis simptomave të personave të infektuar.

Në mënyrë të veçantë, ekipi gjeti një ndikim të rëndësishëm gjenetik kur bëhet fjalë për simptoma të etheve, diarresë dhe humbjes të shijes dhe erës. Në të kundërt, ngjirja e zërit, kollitja dhe dhimbja në gjoks dhe dhimja e barkut nuk kanë të bëjnë me faktorët gjenetikë.

“Kjo sëmundje është shumë e çuditshme dhe manifestohet në mënyra të ndryshme. Unë mendoj se është e mundur që dikush të marrë koronavirus nën një kontroll gjenetik,” tha profesori Spektor.

Ekipi shpreson se gjetjet do të ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë mekanizmat me të cilët Kovid-19 vepron në trup, si dhe të ofrojë një mënyrë për të parashikuarse kush është më i ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Studiuesit gjithashtu thonë se rezultatet mund të ndihmojnë në identifikimin e varianteve gjenetike që luajnë një rol në shpjegimin pse disa njerëz nuk shfaqin simptoma ose tregojnë vetëm simptoma të buta të infeksionit të koronavirusit.

Loading...