Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në oborrin e banesës ku jetonte në zonën Artemida në Attica dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informacionit të parë nga burimet e policisë, shqiptari kishte lëndime në kokë dhe në gjoks dhe sipas mediave greke thuhet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Hetimi paraprak për rastin po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës.

Loading...