E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka nxitur edhe më shumë zerat për fejesë dhe shtatzëni përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Në foton e publikuar shihet një unazë e madhe dhe dora e saj e vendosur në stomak.

Modelja ka mohuar më herët zërat se është fejuar me yllin e Juventusit, por fotoja tregon të kundërtën, shkruan “The Sun”.

Edhe Ronaldo duket se paralajmëroi shtatzëninë e saj para disa ditësh, përmes një fotoje ku shkruhej: “Baby Girl”.

Loading...