Të luash golf në Karolinën e Jugut mund të jetë sa argëtuese aq edhe e rrezikshme.

Kjo sepse përveç lojtarëve të golfit, ka edhe specie të tjera që vendosin që të “lajnë hesapet” në atë fushë.

Dy krokodilë të mëdhenj ishin protagonistët e një përleshje në fushën pranë Hilton Head Lake në Karolinën e Jugut më 20 maj.

Këto specie nuk janë të pazakonta në këto zona, por një përleshje e tillë nuk ishte parë më parë.

Lojtarët e golfit shprehen se dy krokodilët kishin mbërthyer njëri-tjetrin për më shumë se dy orë.

Është sezoni i çiftimit për aligatorët ndaj ata janë më aktivë gjatë muajve prill-qershor.

 

Loading...