Një adoleshent është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi ka gjetur në tokë një qese me 135,000 dhe më pas e ka dorëzuar te autoritetet.

Amerikani José Nuñez Romaniz, 19 vjeç, kontaktoi menjëherë numrin e emergjencës që pa te një automat i bankës Wells Fargo në New Mexico, pasi kishte gjetur qesen me para të harruar pranë tij.

José është shpërblyer tashmë për ndershmërinë e tij me 500 dollarë për arsimin e tij në universitet, 500 dollarë para të thata dhe një biletë sezonale për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së Universitetit, New Mexico Lobos. Edhe policia e Albuquerque ndërhyri duke marrë José për një turne të laboratorit të tyre hetimor.

Kreu i policisë Mike Geier ngriti lart shembullin e adoleshentit: “Është një mundësi e rralë të shohim një shembull të tillë në komunitetin tonë pas tragjedive që kemi parë me të rinjtë. Kjo rivendos besimin në komunitetin tonë”. /Top Channel/

Loading...