Në Angli presin të rifillojë kampionati, por lajmet që vijnë nga testimi i futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të klubeve, nuk janë aspak optimiste, pasi në ditën e tretë është shtuar sërish numri i atyre që kanë rezultuar pozitivë.

Kështu nga 1008 teste të kryera ditën e sotme, 4 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa lajmi u bë i ditur fillimisht nga BBC dhe më pas u konfirmua edhe nga drejtuesit e ligës së futbollit në Angli.

Identiteti i të prekurve nuk bëhet i ditur, ndërsa ata mund të jenë futbollistë ose staf i klubeve, por vlen të theksohet se gjatë këtyre tre ditëve të testimeve janë kryer 2572 tamponë dhe kanë rezultuar 12 persona pozitivë ndaj koronavirusit.