Nuk ka paralajmërim për takim të ri të liderëve për datën e zgjedhjeve. Por, mund të thuhet se ka komunikim dhe investohen përpjekje që të bëhet konsensus, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, i cili njëherit është edhe bartës i listës në NJZ 1 i LSDM-së. Dimitrov dhe Mila Carovska, kanë pasur, siç informuan, takim koordinativ me kandidatët për deputet nga kjo njësi zgjedhore.

“Mes parimeve dhe qëllimeve tona të shenjta është që atdheu të bëhet demokraci. Dhe shumë është me rëndësi që të gjithë faktorët e mëdhenj politikë të dalin në atë mejdan zgjedhor. Duhet të mendojmë në interesat shtetëror në këtë moment” tha Dimitrov, i cili përkujtoi se zgjedhjet kanë qenë me kërkesë të opozitës.

Dimitrov e theksoi nevojën për zgjedhje, duke marrë parasysh se vendit i nevojiten institucione funksionale dhe legjitime dhe Kuvend që të ballafaqohet me krizën për shkak të pandemisë me Kovid-19. Po ashtu, ai potencoi se neve na presin negociata qasëse me BE-në.

“Qëndrimi ynë është se menjëherë sa të plotësohen kushtet ligjore dhe shëndetësore duhet t’i mbajmë zgjedhjet e anuluara të parakohshme parlamentare”, tha Dimitrov, duke potencuar se pikërisht për këtë kanë folur me kandidatët për deputetë. Ai përmendi edhe pikëpamjet e OBSH-së dhe të Komisionit për sëmundje infektive për valë të mundshme të dytë të Kovid-19 në vjeshtë.

Dimitrov, siç tha, ka biseduar me drejtoreshën e Zyrës së OSBE/ODIHR-së, e cila e ka shprehur gatishmërinë që të kthehen në vend, të sistemohen dhe t’i vëzhgojnë zgjedhjet, në pajtim me standardet që i kërkon gjendja aktuale me Kovid-19.

Dimitrov dhe Carovska kanë shprehur respekt për punonjësit shëndetësorë, të cilët janë angazhuar në ballafaqimin me Kovid-19, por edhe ndaj punëtorëve komunal, shitësve…deri te shumica e madhe e qytetarëve, të cilët i respektojnë masat që na ndryshuan jetën.

“Kjo është shumë me rëndësi ta bëjmë, që të mos ketë përhapje të re të virusit”, tha Dimitrov.

Carovska paralajmëroi se ajo dhe Dimitrov, gjatë periudhës së ardhshme do të punojnë edhe në promovimin e asaj se si duhet të përdoret pajisja mbrojtëse, pse qytetarët duhet t’i respektojnë këto masa, por po ashtu do t’i prezantojnë dhe të gjitha aktivitetet dhe masat, të cilat janë ndërmarrë që të pengohet pushimi i punëtorëve nga puna, ose si të përkrahen kompanitë në këtë krizë socio-ekonomike.

Nuk mund, shtoi ajo, të bëhet kompromis me shëndetin e qytetarëve.

Progami zgjedhor i LSDM-së, siç paralajmëruan ata, do të pësojë ndryshime, duke i marrë parasysh sfidat dhe ndryshimet, me të cilat ballafaqohemi për shkak të krizës me koronavirusin.

Loading...