Klubi i futbollit nga Koreja Jugore, FC Seoul, është gjobitur me 81.500 dollarë për shkak se e kishte mbushur stadiumin me kukulla seksi në vend të shikuesve të vërtetë, gjatë një ndeshjeje të K-League të dielën.

Liga elitare koreane e ka rifilluar sezonin pasi pezullimit si pasojë e pandemisë koronavirus, por ndeshjet janë duke u zhvilluar pa tifozë.

FC Seoul kishte vendosur t’i mbushte ulëset e zbrazëta me kukulla seksi për të ofruar njëfarë lloj atmosfere për ndeshjen kundër Gwangju të dielën.

Fatkeqësisht, klubi nuk e kishte kuptuar se kukullat që po e shikonin ndeshjen ishin thjesht lodra të zëshme të bëra vetëm për të rriturit.

Skuadra nga liga elitare e Koresë së Jugut ka kërkuar falje, duke e pranuar se ishte dashur t’i largonte ato para se të niste ndeshja.

FC Seuol këmbënguli se ato ishin manekine reklamimi dhe jo kukulla seksi, por e pranoi se furnizuesi i tyre prodhon kukulla seksi.

Loading...