Situata e sigurisë në territorin që e mbulon SPB- Strumicë është e kënaqshme, ka thënë ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev pas vizitës në vendkalimin kufitar Bogorodicë, DPB Gejvgjeli dhe SPB- Strumicë.

“Kemi biseduar për intensifikimin e aktiviteteve të SPB- Strumicë në drejtim të zbatimit të masave dhe vendimit të Qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së Kovid-19 dhe është dhënë kahe të intensifikohen kontrollet për bartjen e maskave mbrojtëse, me faktin se bartja e pajisjes personale mbrojtëse është e ndërlidhur me lirimin e masave të ardhshme të qeverisë. Në këtë drejtim do të forcohen edhe kontrollet qendrore të sektorëve për Punë të Brendshme me qëllim të intensifikimit të kontrolleve policore në drejtim të bartjes së pajisjes personale”, ka thënë Çulev.

Ai ka shtuar se lidhur me kriminalitetin me lirimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19 në mbarë rajonin e Evropës Juglindore do të kontribuojë në intensifikimin e migrimit ilegal me çka përsëri do të aktivizohen rutat kontrabanduese, veçmas përmes malit Bellasicë në drejtim të kampit Muries në Greqi drejt vendit tonë.

“Me paraqitjen e Kovid-19 kemi rënie drastike të numrit të emigrantëve ilegal, por shohim lëvizje tek kontrabanduesit e emigrantëve në këtë periudhë ku ka paraqitje të migrimit ilegal në vagonët hekurudhor në vendkalimin Bogorodicë, ndërsa në pjesën juglindore të shtetit presim lëvizje përmes malit Bellasicë që përkon me kohën e mirë tani”, ka informuar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Loading...