Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, sot në Strumicë informoi se një numër i madh i pjesëtarëve të MPB-së dhe Armatës në Ohër janë në izolim, ndërsa tetë të tjerë janë pozitivë ndaj koronavirusit.

Në pyetjen e gazetarëve sa policë janë në vetizolim dhe janë të infektuar me Kovid-19, Çulevi u përgjigj se për momentin ka rast ku një pjesëtar i NJSSH është infektuar jashtë MPB-së, në kushte shtëpie dhe është me orgjinë nga Velesi. Megjithatë, duke mos e ditur se është i infektuar me Kovid-19, sqaroi, ka shkruar në detyrë zyrtare në Ohër, ku ka karantinë shtetërore me rrezik më të lartë të sigurisë, sepse atje vijnë qytetarë nga Lombardia, Itali dhe atje ka prezencë të përforcuar të policisë.

Sipas Çulevit, kjo është një punë normale dhe nuk ndikon në efikasitetin e Ministrisë.

Për propozimin për shpërblim linear të nëpunësve policorë me 15 mijë denarë, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi, konsideron se ky nuk është vetëm një shpërblim, por edhe motivim për nëpunësit policorë sepse kriza do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Loading...