MUHAMED HALILI

Ekziston një protokol famoz juridik se vendimet e gjykatave nuk duhet të komentohen,
por të pranohen si të tilla dhe zbatohen. Derisa vendimet e shkallëve më të ulta të
gjykatave në çdo vend evropian mund të ankimohen në ato më të lartat duke
përfunduar në Gjykatën e Strazburgut, për fat të keq vendimet e gjykatave kushtetuese
në të gjitha vendet janë përfundimtare dhe, të mira apo të këqia, i pëlqejnë apo jo
ndonjë grupacioni të caktuar politik, duhet zbatuar.
Rregulla juridike e moskomentimit të vendimeve të gjykatave nuk ka dyshim se duhet të
vlejë vetëm për shtetet me tradita të lashta të demokracisë dhe veprimit të shtetit të së
drejtës. Çka duhet thënë dhe bërë pas vendimeve që i sjellin gjykatat e larta në shtetet
e posaformuara, me nivel të lartë të korrupcionit, me ekonomi të dobët, me partizim të
shtetit, ashtu siç janë gati të gjitha shtetet e Ballkanit përfshi këtu në rradhë të parë
Kosovën?
Nisur nga kjo është e kotë të bëjë komente në lidhje me vendimin e Gjykatës
Kushtetuese të Kosovës, sepse jam tepër i bindur se është një punë e kurdisur nga
shumë faktorë brenda dhe jashtë Kosovës dhe nuk ka fare hamendje dhe dyshim se ai
vendim do ta vështirësojë pozitën ekonomike, politike e sociale të shtetit të Kosovës
dhe do t’i përkeqësojë edhe më tepër marrëdhëniet ashtu të këqia mes forcave politike
dhe qytetarët do t’i polarizojë paskajshmërisht.
Përgjegjësia politike, morale, kombëtare bie mbi forcat të cilat, prej tetorit të vitit të
shkuar, për t’i ikur ndëshkimit të krimeve të rënda ekonomike e vrasjeve politike që i
kanë bërë në Kosovë gjatë kohës njëzet vjeçare të keq qeverisjes së saj, në kohën (kur
tërë bota brengë kryesore e kishte luftën me virusin kinez), ato forca politike që i
frikoheshin madje edhe hijes së kryeministrit Kurti, njëzëri u bashkuan dhe e rrëzuan
nga froni këtë lider të ri , me entuziazëm të madh pune, përcaktim të qartë kombëtar për
të ardhmen e vendit të tij dhe qytetarëve të saj. Prijatar i kësaj valleje ishin dhe mbetën
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Kësaj i kontribuoji tepër edhe papërvoja në qeversje e kryeministrit Kurti dhe mos
gjindëshmëria e tij të caktojë këshilltarë jo axhami por me përvojë të gjatë dhe të
sukseshme politike dhe herë herë edhe ti dëgjojë ata sepse është tepër vështirë ta
mposhtish dinakërinë e titistëve dhe enveristëve të cilët mbi tridhjet vjet jetuan pa një
ditë punë në kurrizë të evropianëve duke i gënjyer ata se ndiqen nga ideologjia
komuniste në vendet ku jetojnë dhe në faktë vetë ishin komunistë të përbetuar.
Me këtë vendim të kushtetueses Kosova nisë një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë drejtë
konsolidimit të saj. Ky vendim gjithsesi e forcon edhe më tej pozicionin e Serbisë në
rajon që filloi me përkrahjen e parezervë dhe poltronizmin sançopaçian të Ramës dhe
Thaçit ndaj Vuçiqit. Shifet qartë se Serbia me ndihmën e Rusisë nuk ri e qetë në
Ballkan: trazirat në Mal të Zi, ndërhyrjet tinëzake në Bosnjë e Hercegovinë, armatimi i

saj deri në dhëmbë nga Rusia duhet t’i esullojnë kosovarët që çdo natë kur shohin
ëndërra mos i shohin kolltuqet e buta por fatin e popullit dhe shtetit. Ata që provuan të
udhëheqin me shtetin e Kosovës dhe e shkatruan atë deri në themel dhe sollën varfëri
biafrane ekonomike, e familiarizuan dhe shkatruan diplomacinë, i vodhën skajshmërisht
begatitë e popullit dhe shtetit nuk duhet të pretendojnë për një qeverisje të re pa
mandatin e sovranit dhe vetëm me aminin e Thaçit. Sot në botë vetëm kosovarët e
ndjekin fatin e izoluar (të varur nga vizat evropiane) nga bota të palestinezëve. Popujt
tjerë, madje edhe shumë më të varfër, janë të lirë. Forcat politike në Kosovë,
organizatat joqeveritare, intelektualë e politikanë të pavarur duhet të kërkojnë nga
Këshilli i Evropës të sqarohet deri në fund raporti i Dik Martit për veprimtarinë e Hashim
Thaçit sepse pa ikjen e tij nga froni Kosova edhe më tej do të përballet me dilemën
hamletiane të jeshë ose mos të jeshë.
Për ata që mendojnë se me një të matur të tërkuzës dhe “korrigjimit” të kufinjëve dhe
“bashkimit” të Luginës me Kosovën, pa dhënë asnjë centimetër tokë Serbisë kam një
porosi të veçantë: mos u hyni lojërave të tilla se fundin do ta keni keq. Por do t’i sjellni
dëm të madh Evropës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.
Unë për vete, si shumë të tjerë, e dij se situata status quo e Veriut nuk është e mirë dhe
do zgjidhje. Por, zgjidhja e ofruar nëpër mediume e këshilltarëve të ndryshëm
“proamerikanë” për ndarjen e Kosovës hap zjarr njëshekullor në Kosovë e Ballkan.
Krijimi i “kishave autoqefale serbe” ose ndryshe Serbive të vogla në zemër të Kosovës
do të ishte gabim i pafalshëm kombëtar që rapsodët kosovarë do ta këndonin ndër
shekuj ashtu siç u këndojnë Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës për atdhetarizmin e tyre
dhe Esat Pashës dhe kuislingëve tjerë për tradhëtin kombëtare. Mjafton ta shihni se çka
“të mençurit” ndërkombëtar bënë me Bosnjën, dhe mos shkoni më tej.
Isa, Haradinaj, Limaj, këta politikanë të dështuar duhet t’u ikin planeve djallëzore të
Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe ta matin veten në zgjedhje të reja
parlamentare, poqese e duan më tepër Kosovën se xhepat e tyre.

Loading...