Barcelona pritet të jetë aktive gjatë merkatos së verës sepse dëshiron të largojë nga skuadra një numër të lojtarëve në fazën e sulmit dhe të mbrojtjes.

Kjo situatë ka bërë që klubi katalanas të interesohet sërish për kapitenin e Milanit, Alessio Romagnolin.

Sipas “SportMediaset”, Barcelona po mendon t’i ofrojë Milani lojtarë si Emerson ose Todibo për ta ulur çmimin e Romagnolit, pasi preferon të mos ketë nevojë të shpenzojë para të shumta shkaku i dëmeve të sjella nga virusi Covid-19.

Për më tepër, paga e Romagnolit është shumë e ulët dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve financiare në “Camp Nou”, pasi ai paguhet më pak se tre milionë euro në sezon.

Klubi katalonas dëshiron t’i sigurojë shërbimet e një qendërmbrojtësi për shkak që lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar Umtitit të zhvillohet si lojtar dhe ai mund të largohet së shpejti nga Camp Nou.

Loading...