Dekretet nga pakoja e tretë antikrizë po sillen në vazhdimësi. Disa tashmë kaluan, ndërsa edhe sot Qeveria ka mbledhje pas së cilës institucionet kompetente do të dalin dhe do të publikojnë se çka është miratuar, tha zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska.

“Disa nga dekretet tashmë kaluan, ministritë kompetente do t’i publikojnë. Sot ka mbledhje në Qeveri pas së cilës do të dalin institucionet kompetente dhe të thonë. Vazhdimisht i sjellim dekretet dhe secili e marr rrjedhën e zbatimit të tij”, theksoi sot Carovska pas vizitës në Bunarxhik, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sa i përket kërkesave të investitorëve të huaj që të ketë lehtësime doganore për ballafaqim me pasojat nga kriza e koronës dhe vazhdimin e masës së pagesës së pagave, Carovska tha se ato me kujdes ndiqen, ndërsa sot do të ketë edhe mbledhje onlajn të sekretarit të përgjithshëm me Këshillin e Investitorëve të Huaj.

“Qeveria me seriozitet të veçantë dhe kujdes i shqyrton kërkesat e investitorëve të huaj. Sot ka edhe takim onlajn të sekretarit të përgjithshëm me Këshillin e Investitorëve të Huaj që të shqyrtohen jo vetëm mundësitë për vazhdimin e masave ekzistuese, por më shumë të mendojmë për zhvillim, që është ajo që mundemi ta ofrojmë që të nxjerrim më shumë nga ato, por edhe që t’iu japim mundësi edhe të zhvillohen me operacione të reja në shtetin tonë. Unë jam e sigurt se si deri më tani, ashtu edhe më tutje, në mënyrë të njëjtë inkluzive do t’i sjellim vendimet si Qeveri dhe do t’i ndihmojmë secilit që dëshiron ta zhvillojë ekonominë tonë, e gjatë kësaj t’i respektojmë protokollet dhe rekomandimet nga komisioni shëndetësor dhe të drejtat e punëtorëve”, theksoi Carovska.

Loading...