Shtabi i krizës të Shtipit sot filloi me dezinfektimin e targetuar të disa lokacioneve, edhe atë para të gjitha kompanive të tekstilit, theksoi kryetari i Komunës së Shtipit Bllagoj Boçvarski i cili udhëheq me Shtabin komunal të krizës, pas takimit të sotëm me Shtabin.

“Bëhet dezinfektimi i autobusëve dhe mjeteve të tjera të transportit në të cilat transportohen punëtorët e tekstilit, pastaj para objekteve të hotelierisë që kanë nevojë për mbështetje për dezinfektim para lokaleve të tyre. Që sot, vullnetarët e Komunës së Shtipit fillojnë me aksionin e ndarjes së maskave ​​mbrojtëse para fabrikave të tekstilit”, tha Boçvarski.

Ai u bëri thirrje edhe pronarëve të kompanive transportuese dhe pronarëve të objekteve hotilerike që kanë nevojë për mbështetje në pjesën e dezinfektimit të objekteve të drejtohen në Shtabin e krizës për mbrojtje dhe shpëtim me qëllim të koordinimit më të mirë në aktivitetet e ardhshme.

Sipas të dhënave të Shtabit komunal të krizës, pasi në Shtip gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar tetë raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve gjashtë janë punëtore të tekstilit nga një konfeksion, po rritet edhe numri i personave që janë vetëizolim.