Në lidhje me zhvillimet e fundit brenda BFI-së ne vlerësojmë që ato zhvillime aspak nuk janë të natyrshme duke e parë se aktorët e “ndryshimit” janë njerëz të cilët e përkrahën me dekada uzurpimin dhe shkatërrimin e BFI-së. Nuk ka mundësi të shkarkohet një person i cili ka dhënë dorëheqje nga ai pozicion para këtij viti, bëhet fjalë për Sulejman Rexhepin.

Të gjithë jemi dëshmitarë se këta “Haxhi Pishmana” e rikthyen figurën skandaloze të Sulejman Rexhepit edhe përskaj skandaleve të shumta që ai bëri në institucionin e BFI-së. Sot lëvizja më e logjikshme do të ishte llogaridhënia e çdo anëtari të Rijasetit dhe dorëheqja si pasojë e kolapsit që e ka kapluar këtë institucion. Personat që e shkatërruan assesi nuk mund ta rimëkëmbin BFI-në.Në aspektin juridik ende ekziston një proces gjyqësor dhe nëse nuk ka ndonjë epilog nuk mund të bëhen lëvizje të këtilla edhe pse shihet se janë të dirigjuara nga Sulejman Rexhepi.