Në fillim të javës së ardhshme të gjithë qytetarët do të informohen se si do të marrin ndihmë shtetërore.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se të gjitha dekretet nga pakoja e tretë e masave antikrizë, do të sillen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

“Gjatë ditës, apo më së voni nesër, do të sillet dekreti për kartelat pagesore, ndërkaq po përgatitet edhe dekreti për editimin e vauçerëve i cili deri në fund të javës, më së voni deri në fillim të javës së ardhshme, do t’ia propozojmë edhe Qeverisë. Jemi të gatshëm t’i sjellim para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, më së voni deri të premten, duke pasur parasysh se institucionet ishin ekspeditive”, – theksoi ministri, Bekteshi.

Loading...