Me shpresën se Serie A do kthehet të luaj nga mesi i qershorit, ekipe si Lazio po mendojnë disa strategji për të zëvendësuar sadopak tifozët që nuk do të jenë të pranishëm.

Te Lazio, ata kanë gjetur një ide interesante. Ata do të mbushin stadiumin me fotografi të tifozëve.

“Ne po mendonim se si mund t’ju japim tifozëve një mundësi për të qenë në stadium kur të vazhdojnë ndeshjet”, ka deklaruar zyrtari i Lazios, Stefano de Martino.

“Mund t’ju them se ne po punojmë në atë drejtim dhe në javën e ardhshme skema do të jetë funksionale. Ata që duan të na mbështesin nga stadiumi mund të na dërgojnë fotografitë e tyre, dhe ne do t’i vendosim në karrige”.

Serie A është pezulluar më 9 mars, dhe Lazio renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Juventus

Loading...