Një i dyshuar është arrestuar më 29 maj në Pejë për shkak se dyshohet që i njëjti ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës 16 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Në raportonin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.