TAXHEDIN HAMIDI-TETOVË

Arsyes nëse i dhuron një detyrë jashta kohës dhe vendit do ta ngarkosh me detyra që nuk mund t’i mbajë.

Zoti për t’ia lehtësuar njeriut e shpalli Kuranin.

Arsyes duhet t’ia japish të drejtën e saj në ekuivalencen e shqysave dhe ndejnjave.

Të tjerat ajo duhet t’i mer të gatshme nga Krijuesi i Gjithësisë përmes shpalljes qiellore – Kur’anit.

Andaj shpallja na dhuroi një okazion aq të madh e domethënës që përfshiu botën shpirtërore dhe materiale në tërësi.

Njëra prej të mirave të këtijë okazioni gjithpërfshirës religjioz është fakti se nuk kuptohet me ( bittekelum) me të folur ,debatuar ,diskutuar,polemizuar por arihet kuptimi dhe domethënia e tijë (bitealum ) duke studjuar ,hulumtuar ,argumentuar dhe investiguar sepse nuk është një dispozitë religjioze toksore sa e re aq edhe e vejtër.Por është dispozitë religjioze qiellore që daton nga historia e njerzimit dhe si e tillë është akceptuar në baza mediatike gjatë historisë së riteve religjioze si muaji i shenjtë i Ramazanit.

Muaji i agjërimit islmik-Ramazani sherif ka prekur gjërat më fundamentale të jetës shpirtërore dhe të asajë shoqërore.

Padyshim njerezit nga thjeshtësia e të menduarit me shumë të drejtë kuptojnë ramazanin dhe obligueshmërisë së apstenimit nga ushqimi dhe kaq.

Në këta ditë të pandemisë CoVid19 dhe masave të kufizimit nga entet perkatese kuptojmë se sa qenka ramazani i dobishëm që t’i përgadis njerzit të jetojnë me veten e tyre dhe me kërkesat e nevojat rudimentare biologjike.

Agjerimi ndahet ne tri kategori, duke marre ne konsidetate tensionet e dinamikes në ditët e sodit

Pranda agjetohet ne tri menyra sipas Imam Gazaliut (1) :
-Agjerimi i njerezve te thjeshte: qe agjerojne duke apstenuar nga ushqimi pa vetëdije të fortë fetare. Edhe ky agjërim është i dobishëm nga aspekti i simbolikes së identitetit dhe shendetit etj.
-Agjerimi i njerëzve të dalluar: kjo lloj forme e agjerimit bashkë me parimet e siperme,perpiqet me mbrojtjen e syrit,te veshit,te gjuhes,te dores…etj. nga mekatet.Ky llojë agjerimi përfshine edukimin e njeriut në shume dimenzione utilitare në të mirë të shoqërisë.
-Agjerimi i te dalluarve perfekt.
Ketu bashke me dy menyrat e agjetimit me larte,behet fjale per pastrimin e zemres dhe shpirtit.
Kete lloje te agjerimit nuk e kane njetezit e thjeshte dhe te dalluar,por kete forme te agjetimit e kane agjeruar grada e Pejgambereve dhe ata qe perpiqen shume per te fituar kenaqesine e Allahut.

Sikur të arihet ky llojë agjerimi padyshim se bota në kontinuitet do të ruante zhvillimin dhe prosperitetitn dhe d’të udhëheqej me sukseset e manumërta.

Sigurish, ky agjerim ka për qëllim vendosjen dhe instalimin e paqes dhe lumturisë në të gjith globin!

Mënyra e katërt që nuk e ka permendur Imam Gazali ka të bëj me ardhjene Xhebrailit gjatë Ramzanit dhe e ka përsëritur leximin e Kuranit s’bashku me Muhamedin Alejhiselam.

Transmetohet nga Aisha e cila ka thënë: (jexhtehid fil ashri l evahiri ma la jexhtehid fii gajrihi) (2)

”Në dhjetshin e fundit të Ramazanit Pejgamberi Aljhiselam angazhohej, gjë që nuk angazhohej në (netët) tjera”.

Kuptojmë se agjerimi i Muhamedit ishte asgjë tjetër përpos se angazhim ambivalen i cili bashkonte të mirate dy botrave .

Duhet kuptuar se njeriu është një udhëtarë që lëviz në mënyrë konstante dhe se nuk njeh stacion ndalimi apo thënë shenjën e komunikacionit ’STOP’ kurë është në pyetje e mira e njerzimit dhe dashuria për t’i parë njerzit të lumtur me familjet , shokët dhe qytetarët.

Udhëtimi i tijë ka filluar që nga bota e shpirtrave për tek babai , nga babai tek barku i nënës , nga atje ka ardhur si fëmijë në këtë botë.

Nga fëmijëria në rini,pleqëri,varr,ringjallje,ura e siratit e deri në pafundësi.

E gjith kjo rrugë e gjatë me shumë dëshira,aspirata, entuziazëm, peripeti ,mundime e vështirsi vetëm e vetëm të mbrihet e të takohet me muajin e shenjtë të Ramazani sherifit.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga sprovat e forta dhe të vështira për njeriun.

Ai mundë ta fitojë këtë sprovë me besim dhe përkushtim ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Në fakt e gjith jeta e njeriut është një sprovë (imtihan).

Agjërimi është një nga sprovat e forta sidomos në kohët tona kur pretendimet tektonike kanë marre tatëpjetën dhe recidivet po shtrojnë shtratin e lindjeve të projekteve të gjendjeve morbide.

Është akoma më e fortë kur ushqimi i mirë,akomodimi në binaret e luksit dhe kërkesat e panumërta të njeriut për këtë jetë me status fanije-eliminimi, janë shtuar tepërimi duke lënë mbrapa për ta varfëruar edhe më shumë shpirtin e tijë .

Në kaptinën (El-shura : 27) Allahu i Madhërishëm thotë:

“ Sikur Allahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do të kalonin kufijtë.” (3)

Nga ky ajet nënkuptohet se Zoti i Madhërishëm ka caktuar që të ketë furnizime të llojllojshme për të vazhduar jeta në tokë, për të ndihmuar njëri – tjetrin dhe sikur të gjithë të kishin njësoj pasuri , atëherë jeta do të ishte ndalur, dhe për këtë shkak të gjithë duhet të kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme rizkun dhe furnizimin , në mënyrë që rrota e qytetërimit të ecë përpara ,të përparojë, dhe se Zoti i Madhërishëm nuk na ka krijuar kot dhe pa qëllim. (4)

Për të shpëtuar botën nga katastrofa ekologjike dhe sëmundjet e shekullit 21 dhe për të vazhduar jeta në tokë njeriu detyrohet të takohet me fenomenin e agjërimit të Ramazanit.

Të apstenuarit nga ushqimi është derivat i të ngadalsuarirt drejtë shkatërimit.

Për të u future në mbrendësinë dhe ezoterizmin e muajt Ramazan detyrohemi për nevojën rudimentare të qasjes semantike të termit ramazan të zbërthejmë kuptimin e vet fjalës ramazan.

Fjala ‘Ramazan ‘përmban kuptimin ‘shiu i vjeshtës’.

Gjërat e kontaminuara të papastërta që janë përhapur dhe mledhur gjatë muajve të verës si mbeturinat dhe plehrat dhe bëzhdillat e ndryshme , nga nxehtësia e madhe në këtë stinë marrin një erë jo të këndshme dhe me kalimin e kohës fillojnë të prishen duke lënë një mjedis të shëmtuar dhe infektues .

Të gjitha këto fenomene jo të këndshme pastrohen nga shiu i vjeshtës , që Allahu i Madhërishëm i dhuron njerzimit.

Kemi shumë gjynahe të kryera me apo pa dashje .

Këto gjynahe na e kanë ndotë jetën tonë shpirtërore ,zemrën tone,ndjenjat tona ,mendjen tone etj….

Është begatia dhe shiu i mëshirës së muajit të shenjtë të Ramazanit që na pastron nga këto ndotësira .

Një kuptim tjetër i muajit të shenjtë të Ramzanit është edhe ky: Arabët , kohës kur nxehtësia e gushtit ndikon shumë mbi tokën , i thonë ‘Ramida ‘.

Ramida, dmth. me gjithë nxehtësinë e tyre përcëlluese, rrezet e diellit djegin tokën dhe gurin.

Një domethënie tjetër e fjalës ramazan, është djegës përvëlues .

Ne me këtë okazion që na na jipet nga Allahu i Madhëruar , do të djegim dhe pastrojmë të gjitha gjynahet që kemi kryer gjatë një viti.

Ato gjynahe do shkrihen dhe ne shpirtërisht do të sterilizohemi nga ato të ndotura që kanë rrethuar shpirtin tonë.

Një kuptim tjetër të Ramazanit e marim nga hadithi i të dërguarit të Allahut .

Ku thotë: “ kur të vijë muaji i shenjtë Ramazanit mos thoni që ‘Erdhi Ramazani ‘iku Ramazani.

Sepse ‘Ramazani’ është një nga emrat e Allahut xh.sh.

Dhe në ajetin e shenjtë nuk thuhet, Ramazan por Shehru ramazan –Muaji i ramazanit. (5)

Meqenëse është një nga emrat e Allahut Ramazani mer një domethënie tjetër.

Përmendëm se kemi shumë gjynahe që na kanë ndotur shpirtin , kombin, moralin, historinë dhe kulturën.

Trashëgimia e historisë së agjërimit ka lënë në vazhdë gjurma të pa shlyera .

Agjërimi ka ndryshuar jetën e besimtarve dhe praktikantëve të devotshëm ,sepse ata nuk e kanë perceptuar agjërimin largë zhvillimeve shoqërore.

Esenca e agjërimit tek besimtarët e parë ka qenë të urdhëruarit në vepra të mira dhe të ndaluarit nga të këqiat.

Në historinë e agjërimit flitet për shumë besimtarë të njohur të ngritur që kanë qenë viktimë e agjërimit , ngase kanë agjëruar në kushte tepër të vështira dhe kanë praktikuar agjërimin shumë në jetën e tyre.

P.sh. kemi raste ku njeriut i është djegur gjuha nga agjërimi konstant, i është tharë lëkura , kanë agjëruar me ushqim të paktë dhe jo ushqimorë. (6)

Është shumë me rëndësi të theksohet ,sepse kur përmendim varfërinë dhe gjendjen e vështyrë të njerëzve të mire e të devotshëm në kujtesën e lexuesit për fate të keq infiltrohet një kuptim i gabuar se gjoja ata kanë qenë njerëz pasiv ,parazit dhe jo produktiv dhe se besimi islam shkakton një gjë të tillë .

Shkaku kryesorë i mundimeve të tyre nga aspekti ushqimorë gjatë agjërimit dhe jashta tijë rrjedhë nga formimi i shpirtit human ,solidar,altruist,kosmopolit i njohur në ideolektin e besimtarve islam si ‘ merhamet’, ashtu që duke e distribuar ushqimin e tyre në tërësi si sadaka, ata shumë herë kanë agjëruar edhe pa ushqim të mjaftueshëm.

Andaj mbetemi me shpresë dhe bindje të thellë se Ramazani – shiu i vjeshtës ,do t’i pastroj të gjitha flliqësirat , botëkuptimet e gabuara , paragjikimet ndaj riteve fetare dhe do të ngritim shtillën e rrëzuar në mes të rrugës së gjatë ,ku rrugëtojnë sukseset e popullit tonë.

Loading...