Aktori Engin Altan Duzyatan pati shumë sukses me rolin e tij në serialin “Ertugrul” dhe fansat ende kërkojnë rikthimin e tij.

Së fundmi ky serial ka nisur të transmetohet edhe në Pakistan, ku është pëlqyer shumë nga publiku.

Madje një nga aktoret më të njohura pakistaneze, Mehëish Hayat ka bërë një status ku shprehet se aktori i cili luan rolin e “Ertugrulit” i ka pëlqyer jashtë mase.

Ajo e krahason aktorin turk me aktorin hollivudian, Leonardo Di Caprio. “Le ta pranojmë që Ertugrul është një dramë shumë edukuese, që përfshin histori dhe mësime me moral. Mendoj që Engin Altan Duzyatan është shumë seksi.

Duket si Leonardo di Caprio apo jo? Është fiksimi im”-shkruan aktorja pakistaneze. Kujtojmë që në jetën reale, Engin Altan Duyzatan është i martuar dhe shumë i lumtur me familjen e tij. Ai është baba i një djali.

Loading...