​Qeveria e Kosovës dje ka vendosur masat e reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë të ditur se asnjë maune nuk do të hyjnë në Kosovë nëse nuk e kanë të shkruar “Republika e Kosovës”.

“As reciprociteti nuk u bie tamam”.

“Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova”.

“Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.