8 autobusë me punëtorë sezonalë u nisën diten e sotme drejt Greqisë përmës pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Punëtorët jo vetëm nga qarku i Korces por edhe qytete të ndryshme të shqipërisë të cilët cdo vit punojnë në plantacionet me pjeshke dhe qershi të Greqisë kanë përfituar nga marrëveshja dypaleshë mes shtetit tonë dhe atij grek i janë rikthyer punës së tyre në sektorin e bujqësisë.

Për shumicën prej tyre kjo është një punë që e bëjnë cdo vit e që mbetet e vetmja zgjidhje për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht kalimi i kufirit për këta persona është zgjatur për shkak të procedurave dhe kontrolleve të shtuara si rrjedhojë e COVID – 19, ku vec dokumentave shihet edhe për respektimin e distancave si dhe pajisjen me maska e doreza të tyre. Gjatë një jave nepermjet kesaj pike kufitare kanë kaluar me shumë se 300 shtetas shqiptarë.

Loading...