Në ditën e Fitër Bajramit, kosovarët nuk respektuan vendimin e qeverisë. Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Koronavirusi dhe frika ndaj përhapjes së tij nuk i ndaloi kosovarët që të shkonin tek të afërmit për Fitër Bajram dhe si rrjedhojë Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar 53 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, numri më i madh i personave të ndaluar apo arrestuar ka qenë gjatë së dielës në qytetin e Ferizajt, ku në këtë qytet në dy raste janë ndaluar apo arrestuar 33 nga gjithsej 53 sa janë në tërë Kosovën.