Një grua 102-vjeçare e pavarur e cila dikur punonte me Winston Churchill iu dha vetëm dy orë jetë nga mjekët pasi u prek nga koronavirusi, teksa kishte përfunduar në shtrat.

Catherine Grace kishte një rol të fshehtë qeveritar në Bankën e Jugut në Londër, por asnjëherë nuk ka folur për natyrën e punës së saj me kryeministrin e kohës së luftës, thotë ajo, për shkak të Ligjit të Sekreteve Zyrtare.

Ajo u dërgua në Spitalin Pinderfields në Wakefield, West Yorkshire, me sëmundjen vdekjeprurëse dy javë më parë dhe, të hënën e kaluar, mjekët i thanë familjes së saj të shqetësuar që ‘të presin më të keqen’.

Sidoqoftë, kushëriri i saj, Marie Nebard, 63 vjeç, nuk mund ta besonte kur një punëtor i spitalit e mori dy ditë më vonë dhe tha se zonja Grace kishte kryer një shërim të mrekullueshëm.

Gruaja doli nga spitali më 5 maj nën shoqërimin e duartrokitjeve nga punëtonjësit e vijës së parë të spitalit.

Kitt tani është rikthyer në shtëpinë e kujdesit Oak Park në Wakefield. Familja e saj do të jetë në gjendje të vizitojë nga distanca në ditët në vijim.

Marie, nënë e katër fëmijëve, tha: ‘Në një moment, na u tha se Auntie Kitt nuk do të mund ta kalonte natën dhe më pas na u tha se nuk do të jetonte as për dy orë”.

Loading...