Rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në Zvicër, me 552 infeksione të reja të identifikuara dje.

Por, ekziston një rënie në rastet e reja nga e diela, kur janë regjistruar 822.

Totali kombëtar ka arritur të paktën 21.652 raste, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës.

Numri i të vdekurve është 584, raporton CNN.

Zvicra ka një popullsi prej rreth 8.5 milionë, që do të thotë se ka rreth 252 raste për çdo 100,000 banorë, tha zyra.

“Zvicra ka një nga statistikat më të larta në Evropë”, tha ajo në një deklaratë.

Loading...