Kina ishte vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi, megjithatë aktualisht renditet në vendin e gjashtë për numrin e të prekurve nga koronavirusi.

Ndërsa pak orë më parë BBC dhe media të tjera botërore kanë bërë të ditur se për herë të parë që nga janari, Kina nuk ka shënuar asnjë vdekje të re nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Në Kinë janë regjistruar 32 raste të reja, 24 orët e fundit, por të gjitha këto raste janë të ardhura nga jashtë. Numri total i viktimave të deklaruara nga qeveria kineze është 3,331, ndërsa numri i të prekurve me koronavirus është 81,740. Por së fundmi, Kina është dyshuar për fshehje të numrit real të viktimave.

Të mërkurën, për herë të parë që nga janari, kur vendi u izolua, në Wuhan njerëzit u lejuan të dilnin nga qyteti.

Me pak fjalë, situata aktuale në Kinë, po tregon se trendi është pozitiv.

Loading...