Qeveria në bazë të të gjitha analizave zhvillon strategji dhe skenarë që vlejnë edhe planifikim afatshkurtër dhe afatgjatë. Afatshkurte janë ato që i sjellim dhe para se gjithash, të vendosura nga gjendja e caktuar në një moment të caktuar, u përgjigj kryeministri Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve nëse mendohet për strategji për të dalë nga kriza aktuale duke e marrë parasysh atë që pandemia e koronavirusit mund të zgjasë me muaj, ndërsa në mënyrë ekonomike dhe psikologjike është e padurueshme qytetarët të vzahdojnë me mënyrën e tillë të jetës.

Sa mund të zgjasë kjo krizë, është i përpiktë Spasovski, atë askush nuk mund ta parashikojë, megjithatë një është e rëndësishme – aty ku respektohen deri në fund masat kemi edhe rezultate të mira dhe kriza zgjat më pak.

“Ne si qytetarë sa do të jemi përgjegjës dhe të përkushtuar, aq do të zgjasë kriza. Gjithsesi se kjo do të ketë goditje serioze dhe efekte negative në ekonominë dhe ato nuk do të përfundojnë me përfundimit e krizës shëndetësore. E jona është përmes strategjive që i përgatisim përmes ndihmës që ia japim ekonomisë në këtë pjesë, të ndihmojmë t’i ruajmë vendet e punës, t’i ruajmë kompanitë dhe pas përfundimit të krizës shëndetësore të gjithë së bashku të provojmë ta kthejmë jetën në normale dhe të bëjmë sa më shumë që është e mundur aktivitet më të madh ekonomik dhe të kemi sa më pak dëme. Megjithatë, nga të gjithë ne varet se sa do të zgjasë ky proces i krizës”, theksoi Spasovski.

Duke e marrë parasysh përforcimin e masave për lëvizje nëse shqyrtohet mundësia për dhënie të lejes për lëvizje të fëmijëve me nevoja të veçanta, ishte pyetja e dërguar deri te ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në çka ai u përgjigj se ajo është çështje specifike që ka arritur edhe te Ministria e Shëndetësisë, ku ka pasur komunikim intensiv, por që ka më shumë grupe qytetarësh të cilët kërkojnë disa lëshime nga masat rrigoroze në lëvizje.

“Patëm komunikim intensiv edhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për atë se si formalisht drejtësia do të rregullohet dhe me të cilën dokumentacioni do të formalizohet, ashtu që gjatë ditës së sotme ose nesër do të dalim me informacion konkret, por e kemi parasysh kërkesën për atë që ekziston një grup i caktuar i qytetarëve me diagnoza të ngjashme për të cilët madje edhe rekomandohet dalja jashtë”, theksoi Filipçe.

Loading...