Partia e djathtë opozitare, LRE – Lëvizja e Re, ka bërë publike sot nëpërmjet një videomesazhi të dhënë në faqen e tij të facebook nga pedagogu dhe Kryetari i LRE Arian Galdini, një sërë propozimesh të emërtuara si Paketa “Askush i lënë pas.”

Galdini shpjegoi se LRE është vazhdimisht në ndjekje të situatës që po kalon vendi për shkak të Pandemisë së Koronavirusit që ka pllakosur në të gjithë rruzullin.

“Ne si LRE, – tha Kryetari i LRE Arian Galdini në videomesazhin e tij- jemi në kontakt të përditshëm me shumë qytetarë të cilët janë pjesë rrjetit tonë të komunimimit dhe jemi përpjekur ti dëgjojmë e kuptojmë drejt nevojat e tyre. I kemi shqyrtuar edhe Paketën e Ndihmës dhe Aktet Normative të Qeverisë dhe shprehim mbështetjen tonë dhe e përshëndesim çdo hap të ndërmarë për tiu gjendur familjeve në nevojë, shtresave të margjinalizuara por edhe sipërmarrjeve të dëmtuara a cënuara prej kësaj situate kur e gjithë shoqëria është nën karantinim. E megjithatë ne besojmë se jo të gjitha çështjet janë adresuar me plotësinë dhe me qartësinë që do të ishte tejet e nevojshme. Pikë së pari, ne si LRE jemi kategorikisht kundër logjikës zhaveriste të vendosjes së rendit, duke asgjësuar arbitrarisht shumë të drejta dhe liri kushtetuese të qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Qeveria me strategjinë e saj zhaveriste, duke theksuar mesazhin policor dhe represiv, e ka kthyer krizën e koronavirusit dhe atë të pasojave të rënda ekonomike, në një strategji Atndërtuese. Zhaverizmi i mesazheve Kryeministrore, po rend tu ravijëzojë qytetarëve shqiptarë imazhin e Babait që ka në dorë gjithçka, edhe jetën, edhe bukën, edhe dajakun, edhe sigurinë, edhe ndëshkimin. Kryeministri Rama, nuk ka pse të bëjë babain e shoqërisë. Duhet vetëm të bëjë Kryeministrin. Dhe Kryeministri komunikon me qytetarët e tij vetëm si çlirues energjish, jo si zotërues i gjithçkaje. Jo si Vullneti Suprem e Garantori i gjithçkaje.

Mjafton të kërkojë nga Ministrat dhe Administrata e tij, sikurse nuk ka pse të mos instalojë edhe një tryezë shkëmbish të ideve dhe propozimeve edhe me Opozitën, Partitë Politike në vend dhe Universitete, Akademinë e Shkencave dhe ekspertë e aktivistë civilë, që të vjelë idetë dhe propozimet më të vlefshme prej kujtdo. Kriza nuk ka nevojë për një Baba që edhe na rreh sepse na do, edhe na ushqen edhe na fton në sakrificë sepse ashtu e mendon ai të drejtë. Shoqëria ka nevojë për një Kryeministër që mbledh dhe administron idetë dhe energjitë më të mira duke i përfshirë dhe konsideruar të gjithë. Përdorimi i krizës për të akaparuar shoqërinë dhe poshtëruar opozitën, faktorët dhe aktorët opozitarë dhe mendimin kritik, është dëshmi e një axhende të rrezikshme dhe aspak demokratike. Kësisoj ne si LRE i kërkojmë Qeverisë që të bëhet përfshirëse e të gjithë shoqërisë dhe burimeve që ajo ka për tejkalimin e kësaj krize. Dëmi i madh ekonomim i kësaj krize do të jetë i pashmangshëm në vende pune të humbura, biznese të falimentuara apo lëndruara, si edhe me ndikime të drejtpërdrejta si në borxhin publik ashtu edhe në kapacitetet për të akumuluar të ardhura në Buxhetin e Shtetit. Zhaverizmi mund të na çojë drejt durimit të urisë dhe krizës ekonomike si ndëshkim për zhanvalzhanët e shoqërisë shqiptare, por kjo nuk është Shqipëria që duam. Shqipëria që duam është ajo Shqipëri që nuk lë askënd pas. Ndaj ne si LRE propozojmë një skemë nëpërmjet të cilës askush të mos lihet pas.

Propozimi ynë është që Kompanitë Celulare të krijojnë një numër të dedikuar për Krizën e Koronavirusit, e nëpërmjet këtij numri të gjenerojnë një sms tek të gjithë numrat e abonentëve celularë që ato kanë.
Kjo le të jetë një sms nistore e një Projekti më të detajuar.

Kjo sms e fton secilin abonent që nëse ndihet në nevojë të vetëdeklarohet për Emrin dhe Mbiemrin e Kryefamiljarit, numrin e anëtarëve të familjes, dhe nëse është në nevojë për ndihmë apo jo.
Ky shërbim sms në këtë nr, të jetë falas.

Me reklama në TV por edhe në vetë tekstin e sms të gjeneruar nga Kompanitë të sqarohet se kërkohet përgjigje vetëm nga shtresat, familjet dhe personat realisht në nevojë.
Të priten dhe përpunohen përgjigjet e sms në një sistem të ndërlidhur online me Drejtoritë e Shërbimit Social, Drejtoritë Rajonale Tatimore, Drejtoritë e Punës, Bashkitë e mundësisht edhe nga Grupe Vullnetarësh të cilët mund të bëjnë verifikime fizikisht të rasteve të vetëdeklaruara me sms.

72 orë deri në 1 javë janë krejt të mjaftueshme për të cekur e mbërritur në një pikturë të plotë të rasteve në nevojë, familje në skamje, pensionistë, të moshuar të vetmuar, njerëz të sëmurë si edhe komunitetet e margjinalizuata egjiptianë dhe romë.

Përpunimi i këtij informacioni sjell edhe një renditje online të listës së Kryefamiljarëve apo personave në nevojë, bashkë me nr e tyre të cel dhe adresat e banimit sikurse edhe me nevojat që ata kanë për ndihmë mbijetese.
Më tej, për secilin numër cel gjenerohet një Kod Unik. I njëjti Kod Unik u dërgohet edhe Zyrave Rajonale të Tatimeve.
Zyrat Rajonale të Tatimeve ua dërgojnë shitoreve të fruta perimeve, bulmetoreve, furrave të bukës, farmacive, marketeve këto Kode Unike.

Kodet Unike përmbajnë një kuotë fikse mbijetese për bukë, ushqime të shportës, ilaçe, detergjentë, dezinfektantë, etj.

Çdo qytetar me Kodin Unik në celularin e tij të dërguar me sms, mund të paraqitet në dyqane dhe të marë pa pagesë ushqimet dhe ilaçet e sendet e nevojës sipas kuotës.

Çdo tërheqje e kuotës së caktuar të ushqimeve dhe ilaceve e sendeve të mbijetesës, e bërë nga qytetarët me Kodin Unik, bëhet pasi përputhen Kodet, me Kodet që u janë dërguar Dyqaneve dhe Shitoreve e Farmacive.

Shqiptarët prej vitesh e vuajnë marjen e ushqimeve dhe blerjeve me lista.

Ndaj nuk do të jetë risi për dyqanet e shitoret që tu japin ushqime, shpeza e sende të mbijetesës qytetarëve që kualifikohen e mbulohen nga Kuotat me Kod Unik.

Nëpërmjet Kodit Unik edhe qytetarët që nuk kanë para cash mund të sigurojnë ushqimet, ilaçet dhe sendet e mbijetesës, por edhe dyqanet, shitoret apo farmacitë, mund të përfitojnë ose ulje e kompensime në taksa ose rimbursime të drejtpërdrejta nga Qeveria në një kohë të arsyeshme.

Këtë Propozim ne si LRE e kemi quajtur “Askush i lënë pas.”.

Shpresojmë që të meret në konsideratë propozimi ynë.”

Loading...