Një zjarr ka përfshirë tre automjete pak pas mesnate në Tiranë. Mësohet se mjetet e parkuara janë në pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M .

Sipas njoftimit të policisë, ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Loading...