Nga Skënder S.KAPITI

Pandemia që ka prekur dhe kërcënuar botën po i jep leksione politikës dhe kapitalizmit se ata duhet të ndryshojnë agresivitetin. Politika të bëhet më e ndjeshme dhe më e përgjegjshme dhe jo vetëm për të synuar pushtet e privilegje për veten e saj; dhe kapitalizmi të bëhet më social dhe human dhe jo vetëm për të fituar e shtuar pasurinë e vet.
Jo vetëm liria dhe e drejta për të jetuar por edhe ekonomia, siguria,shëndeti dhe mirëqënia janë të drejta universale për njeriun. Askush nuk duhet të vuajë urie, varfërie, etje as nuk duhet t’i mungojë strehimi, kujdesi për shëndetin, arsimimin dhe mirëqënien. Pandemia koronavirusit u dha leksion politikanëve, politikës dhe qeverive të shteteve të botës se duhet modeluar një sistem perfekt global për shëndetsinë, dhe këtë politika e shteteve dhe ajo globale do ta bëjë pasi ato kanë edhe hallin e vet, sepse as politika nuk është e imunizuar dhe e përjashtuar nga rreziku dhe kërcënimi i pandemive që mund të vijnë dhe kërcnojnë edhe në të ardhmen.
Politika dhe kapitalizmi duhet të mësojnë nga humanizmi dhe sakrifica e mjekëve te cilet bëjnë sot për të shpëtuar jetët njerëzore pa dallim statusi politik, shoqëror dhe ekonomik.Ky është leksioni i madh që po japin sot mjeksia, mjekët, infermierët dhe gjithë ata të cilët janë në ballë të frontit për ta mposhtur virusin dhe për të shpëtuar jetët njerëzore.
Politika duhet të kthjellohet dhe të mendojë për nje cast, jo vetëm të thotë se mjekët janë heronj,por duhet të shpërblehet mundi dhe sakrifica e përditshme e tyre, dhe jo p.sh. si në Shqipëri ku mjekët dhe infermierët punojnë në kushte aspak komode dhe paguhen tepër pak, marrin rroga shumë të vogla kur puna e tyre është më fisnikja dhe humane, në përballje me rreziqe infektimi dhe rrezikim të shëndetit të tyre. Puna dhe shërbimi i mjekut është shumë herë më humane dhe më e dinjitetshme se ajo e deputetëve, pushtetarëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe ministrave e drejtorëve të cilët marrin rroga shumë e shumë më të larta se rroga e mjekut. Këtë duhet ta ketë parasysh politika e qeveria shqiptare dhe jo të kujtohet për mjekët vetëm kur bien fatkeqësi dhe epidemi.Edhe qytetarët shqiptarë duhet të edukohen dhe të respektojnë punën dhe shërbimin e mjekut se askush tjetër si ata ashtu si edhe cdo ditë në punën e tyre, por sidomos sot ata po përballen guximshëm kundër epidemisë që kërcënon jetën e tyre. Politika e qeveritë në Shqipëri duhet të punojnë për shëndetsinë dhe jo ta shfrytëzojë sakrificën e mjekëve dhe infermierëve sa për propagandë . Puna e mjekut dhe infermierit nuk kërkon vetëm lëvdata momentale, por edhe respekt e shpërblim të merituar dhe me rritje të sigurisë në punë si dhe të pagës së tyre.

Sot kudo në botë po duartrokiten mjekët dhe infermjerët për punën dhe sakruificën e tyre. NuK është e mjaftueshme vetëm duartrokitje për mjekët ne këto ditë pandemie, por duhet respekt përgjithmonë ndaj tyre, se nuk meritojnë më shumë respekt e duartrokitje artistët, as fotbollistët dhe as këngëtarët që pasurohen me milliona dollarë e euro.
Bota është përfshirë dhe është nën kërcënimin e pandemisë së koronavirusit. Politika dhe kapitalizmi të mësojë nga natyra humane e mjeksisë dhe nga puna e mjekut, ta vlerësojnë rëndësinë e kujdesit shëndetsor si një e drejtë që u takon të gjithë njerëzve pa dallin ngjyre, race, gjuhe dhe gjendje sociale dhe ekonomike.
Sot pushteti, fuqia dhe shpresa e besimi i njerëzve si kurrë më parë i janë drejtuar dhe i besojnë mjeksisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit që sakrifikojnë për mbrojtjen dhe shpëtimi e jetëve njerzore. Sot njerëzit por edhe politika e bosët e koorporatat e miliarderve po i quajnë mjekët heronj. Por ata kanë qenë edhe më parë heronj dhe jo vetëm sot. Dhe nuk duhet që nesër pas kalimit të pandemisë, nuk duhet që të mos t’i quajmë ata heronj dhe nuk duhet ta harrojmë heroizmin e tyre.Politika e pushteti sot janë shumë të dobët dhe janë të neveritshëm kur dalin në plan të parë propagandistik, kur politikës dhe pushtetit u takon që të flasin e të duken më pak , dhe t’i lënë vëndin shkencës, mjeksisë, mjekëve dhe specialistëve dhe t’u binden dhe të vihen nën urdhërat dhe nën sherbimin e mjeksisë.
Ajo politikë dhe ato shtete të cilat kanë punuar si shërbëtor dhe në shërbim të popullit koronavirusi nuk i gjeti të pa pregatitura.
Natyra e egër e fitimit kapitalist sot kur koronavirusi nuk njeh status pasurie e pushteti duket sikur përkohësisht përballë rrezikut, ashtu si politika e pushteti,edhe kapitalizmi grabitqar është bërë më i butë dhe më human.
Papritmas politika dhe pushteti, shtetet kapitaliste dhe kapitalizmi agresiv u bënë më të dhimshëm dhe më social.
Pangopësia kapitaliste e etur për fitime tani kur është ndërprerë dhe pakësuar puna ata nuk po fitojnë ashtu sikur dëshironte uria e tyre për fitim. Por kjo le të shërbejë që ata ta kuptojnë se pasurinë e fitojnë nga puna e të tjerëve. Pa punën e të tjerëve kapitalizmi falimenton. Pandemia le të shërbejë që politika, koorporatat dhe kapitalizmi global të reflektojnë dhe ta ndryshojnë natyrën e egër kapitaliste të shfrytëzimit të punës e djersës së të tjerëve.Kapitalizmi dhe politika globale të kujtohen për varfërinë, urinë dhe papunësinë si dhe për dëmet rrënimtare e të pariparushme që i kanë shkaktuar planetit dhe pasurive e burimeve jetësore të tij.

Loading...