Organizata botërore e shëndetësisë, përmes kumtesës sot paralajmëroi se së shpejti do të dërgojë udhëzime të reja për shfrytëzimin e maskave mbrojtëse në luftën kundër koronavirusit.

“Nëse mbahen maskat, atëherë ato duhet të mbahen në mënyrë të sigurt dhe të drejtë. OBSH ka udhëzime të reja të cilat së shpejti do t’i publikojë, ndërsa kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave, heqjen e tyre nga fytyra dhe hedhjen në mbeturina. Hulumtimi në këtë sferë është mjaft i limituar, por i inkurajojmë shtetet të cilat mendojnë për vendosjen e maskave për popullatën e gjerë që ta hulumtojmë efektivitetin e tyre. Maskat nuk mund ta ndalojnë pandeminë. Shtetet edhe më tej duhet të kërkojnë, testojnë dhe t’i izolojnë të infektuarit me koronavirus”, tha Tedros Adhanom Gebresejsus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Loading...