Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka lëshuar edhe sot akuza ndaj Qeverisë së drejtuar nga Oliver Spasovski lidhur me menaxhimin e situatës me korona virusin dhe pasojat ekonomike nga kjo pandemi. Në aspekt shëndetësor, ju bëri thirrje Qeverisë që të bëjnë më shumë testime pasi këtë e sheh si mënyrë më të mirë për të shpëtuar jetëra.

“Politika tani nuk është qëllim në vete, por duhet të ketë vetëm dy qëllime, shpëtimin e jetërave dhe mundësi ekonomike për mbijetesë nga kriza. Këtu mund të them se vërtetë më vjen keq për shpirtngushtësinë e Qeverisë ndaj vërejtjeve të profesionistëve dhe apeleve tona. Në pjesën e shëndetësisë të gjithë shohim çfarë po ndodh. Nuk do të analizoj numra por lus, e përsëris, lus që të testojnë shumë më shumë njerëz. Ekspertët thonë se ashtu do të shpëtojmë më shumë jetëra” u shpreh Hristijan Mickoski

Mickoski tha se partia e tij ndjehet më me përvojë në menaxhim të situatave ekonomike dhe ka ekspert të mjaftueshëm nga kjo sferë, andaj ka ftuar Qeverinë që të pranojë propozimet dhe masat e tyre për menaxhim me situatën ekonomike. Në konferencën e sotme për shtyp, Mickoski i ka vlerësuar sit ë padobishme masat ekonomike të Qeverisë dhe ka propozuar që Qeveria të subvencionojë 50% të bruto pagës së punëtorëve në kompanitë e prekura nga kriza.

“Para disa ditëve paralajmëruar se do të dorëzojmë urdhëresë me fuqi të ligjit me të cilën do të mundësojmë kompanitë të fitojnë ndihmë nga shteti në vlerë prej 50% nga bruto shpenzimet për pagë për të punësuar, gjegjësisht më së shumti deri më 27.000 denarë për të punësuar, ose pagën e fundit mesatare bruto të paguar në muajin dhjetor të vitit 2019. Dhe kjo ndihmë të vlejë jo vetëm për muajt prill dhe maj dhe të paguhet në maj dhe qershor, por të vlejë për muajt mars, prill dhe maj. Këto propozime janë ajo që ne mund ta bëjmë nga pozita e opozitës në vend të ofrohemi dhe ta zgjasim sinqerisht dorën tonë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-se

Lider i opozitës maqedonase tha se këtë masë e ka propozuar në mbledhje të Qeverisë ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, por akuzoi se e njëjta është refuzuar.

Loading...