Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i Kosovës!

Jo vetëm futbollin dhe sportin por në përgjithësi ka tronditur Kosovën një lajm i hidhur, ndërron jetë Trimor Shurdhani, ish futbollisti i Lepencit të Kaçanikut. Lajmi konfirmohet edhe nga klubi Lepenci.

“Kryesia e KF Lepencit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes së Halim Shurdhanit për ndërrimin e jetës së birit të tij, ish lojtarit të KF Lepencit – Trimor Halim Shurdhani, gjithashtu ngushëllime edhe për ish bashkëlojtarët dhe të gjithë atyre që e njohën!

Allahu e shpërbleftë me xhenet, ndërsa familjarēve ua dhashtë durimin dhe ua lehtësoftë dhimbjen!”, njofton KF Lepenci.

Loading...