INFORMATË – Shtabi i krizës #COVID19 -05.04.2020

Me datë 05.04.2020 Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës lidhur me përhapjen e COVID19 në teritorin e komunës së Tetovës, informon qytetarët si vijon :

🔻Sot me datë 05.04.2020 në teritorin e Komunës së Tetovës dhe më gjërë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 29 persona. Numri i të infektuarve sipas komunave, në Tetovë dhe në komunat e rajonit të pollogut është si vijon:
-16 në komunën e Tetovës
-5 në komunën e Tearcës
-4 në komunën e Bërvenicës
-2 në komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndëruar jetë)
-1 në komunën e Zhelinës
-1 person nga Radovishi i cili gjendet në karantinë shtetërore në hotelet e Kodrës së Diellit

🔻Nga Spitali Klinik në Tetovë rikonfirmuan qëndrimin se janë në gadishmëri të plotë si me pajisje ashtu edhe me perosnel ahëendetësor pët të shërbyer qytetarët në rast të një përhapjeje më të madhe të virusit COVID19 ditët dhe javët në vijim;

🔻Nga SPB Tetovë informuan se orari për lëvizje të kufizuar kryesisht respektohet nga qytetarët e komunës së Tetovës, kurse në 24 orët e fundit janë evidentuar 4 raste të qytetarëve që nuk kanë respektuar masat dhe rekomandimet e qeverisë, dhe ndaj tyre është ngritur procedure sipas nenit 206 tl Kodit Penal të RMV. Numri i personave me vendim për vetizolim në komunën e Tetovës është 13, kurse 121 persona janë me vendim për mbikqyrje shëndetësore.

🔻Në hotelet e Kodrës së Diellit që shërbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore, respektivisht në hotelet Arena Teteks, Kodra e e Diellit dhe Slavija janë të vendosur gjithsej 210 persona. Këto kapacitete posedojnë edhe me ekipe kujdestare mjekësore nga Spitali Klinik i Tetovës për të vëzhguar gjendjen e perosnave të karantinuar, ushqimi shërbehet në kohë, dezinfektimi bëhet sipas planit, mbeturinat grumbullohen nga ana e NPK Tetova sipas rregullave të veçanta për karantinat shtëtërore dhe deri më tani gjithçka shkon sipas protokolit të definuar;

🔻Nga Ministria e Bujqësisë – Njësia Rajonale Tetovë, për sa i përket dhënies së lejeve për qarkullim edhe gjatë orës policore, në teritorin komunës së Tetovës janë pajisur me leje të veçanta për qarkullim gjithsej 230 blegëtor;

🔻Mësimi online vazhdon të realizohet në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Tetovës.

🔻Shërbimet komunale të NPK Tetova dhe Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit, në vazhdimësi bëjnë larjen dhe dezinfektimin e rrugëve, hapësirave publike si dhe hyrjeve banesore. Dezinfektimi bëhet në mënyrë ciklike dhe të pandërprerë, duke kaluar të gjitha lagjet, rrugëet dhe të gjitha hapësirat publike në teritorin e komunës së Tetovës. Këto ditë do të fillojë dezinfektimi i rrugëve edhe në malësinë e Tetovës;

🔻Edhe njëhërë apelojmë deri te qytetarët që të respektojnë rekomandimet shëndetësore dhe masat qeveritare. Të mbajnë distancën sociale, të evitojnë grumbullimin në grupe më të mëdha, të lajnë duart vazhdimisht si dhe panevojë të mos dalin nga shtëpitë e tyre. 2 javët në vazhdim pritet edhe rritja e numrit të të infektuarve deri në arritjen e fazës kulminante të kësaj pandemie edhe në vendin tonë. Prandaj bashkëpunimi dhe sjellja me përgjegjësi e çdo qytetari është e patjetërsueshme!
#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë

Loading...