Sipas disa përdoruesve, moduli në të cilin të katër kamerat janë të paketuara në pjesën e pasme është i ndjeshëm shumë.

Lajmet e mira që lidheshin me Galaxy S20 Ultra deri më tani kanë qenë të shumta. Dhe një nga karakteristikat e tij më të mira ishte kamera e tij, një super kamerë me përformanca të jashtëzakonshme.

Po flasim për katër lentet e kamerës që janë ngjitur në pjesën e pasme të pajisjes. Ata janë vendosur në një pjesë që është vetëm disa milimetra e trashë. Dhe kjo padyshim që krijon probleme.

Sipas disa përdoruesve, xhami i modulit është i ndjeshëm ndaj çarjeve, edhe nëse pajisja mbahej vetëm në xhep. Të paktën kështu pretendojnë ata që e kanë. Ndërsa disa kanë një çarje të hollë të xhamit që mbron kamerat, të tjerët raportojnë se xhami është plasaritur i tëri. Disa nga ankesat mund të gjenden gjithashtu në forumin Samsung.

Duke marrë parasysh faktin se ky smartphone ka pak kohë që ka dalë në treg, mbetet gjithashtu e paqartë nëse është kjo një pikë e dobët në dizajn apo jo.

Loading...