Kufizimet në të gjithë botën prej koronavirusit i kanë dhënë një mundësi të rrallë, botës natyrore për të gëzuar jetën pa njerëz rreth e rrotull.

Kafshët në zonat urbane janë duke eksploruar rrugët e zbrazura dhe rrugët ujore dhe duke i kënaqur banorët që i ndeshin.

Ndërsa shumë nga këto nuk janë pamje unike, kufizimet njerëzore për shkak të pandemisë koronavirus duket se u kanë dhënë kafshëve besimin që të hyjnë më thellë në qytetet tona dhe të qëndrojnë nëpër to më gjatë.

Të tjerët janë duke shijuar burimet e natyrës dhe parqet dhe disa autoritete raportojnë një shpërthim të jetës së egër pasi turistët janë larguar.

Bosfori në Stamboll, në Turqi është normalisht një nga rrugët më të ngarkuara detare në botë. Tanke të mëdha, anije ngarkese dhe anije pasagjerësh përshkojnë ngushticat që prenë qytetin në gjysmë 24 orë në ditë.

Tani, me një trafik të përgjumur dhe peshkatarët që qëndrojnë në shtëpi gjatë bllokimit të qytetit, delfinët po notojnë dhe po kërcejnë në ato ujëra.

Nuk është e pazakontë të vëresh një delfin nga rrugicat e qytetit, shumë larg në distancë. Por videot e postuara nga banorët për kafshët që notojnë pranë brigjeve tregojnë se sa më afër qytetit që ata vjnë, ata janë edhe më të lumtur.

Delfinët po afrohen pranë buzës së ujit, pasi nuk tmerohen më nga kallamat dhe fushqetat e peshkatarëve, përkohësisht,” tha për AFP një fotograf delfinësh.

“Derrat e egër marrin nën kontroll Haifën, ndërsa banorët kanë ngecur brenda”, thuhet në titullin e gazetës izraelite Haaretz.

Derrat e egër u panë duke u gërvishtur dhe duke kërkuar ushqime përreth qytetit të Haifës para pandemisë, por mungesa e njerëzve i ka inkurajuar ata më tej, thonë banorët.

Çështja është tani aq serioze sa që zyrtarët vendorë mbajtën një takim në Zoom për të diskutuar mbi zgjerimin e popullsisë.

“Kam frikë se pasi të kalojë koronavirusi, derrat do të jenë mësuar të vijnë çdo ditë, çdo natë, çdo orë,” i tha Reuters, Yaron Hanan i cili po bën fushatë për të marrë masa energjike ndaj kafshëve.

“Është kohë për dashuri”, tha një ekspert i mjedisit në lidhje me flamingot, që mbërrijnë në Shqipëri për t’u çiftëzuar

Sidoqoftë, disa specie janë duke shijuar vetminë në rezervatet natyrore ose parqet ku shkonin më parë.

Në Shqipëri, flamingot rozë po shtohen e zbukurohen në lagunat në vijën bregdetare në perëndim të vendit, ku janë shumuar me një të tretën e tyre, deri në 3,000 kokë, thanë autoritetet e parkut për AFP.

Mijëra janë parë fluturuar mbi ujërat në Lagunën e Nartës ku shkojnë për tu çiftëzuar, pasi erdhën fluturim nga Afrika dhe Mesdheu jugor.

Loading...