Një muaj e gjysmë nga nisja e pandemisë së Covid 19, Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.

Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima.

Numri total i tyre ka arritur më 15362.

Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 124.632.

Pacientët e kuruar në terapi intensive janë 3994, 29 010 po kurohen në struktura spitalore e 58 274 në kushte kurimi shtëpiak.

Në Itali deri më sot janë kryer tampone 657 224.

Pacientët e shëruar kanë arritur sot më 20 996.

Në rajonin e Lombardisë, numri i viktimave është 8656 e janë 345 viktima më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është 49 118.

Loading...