Familja e Haki Imerit: Me Hashim e Gani Thaçin e përfundojmë muhabetin pas epilogut të Gjykatës Speciale
Share
Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj disa zërave kritik që u janë bërë atyre në kohën e fundit.

Ata kanë sqaruar se Facebookun me emër ‘Haki Imeri’ e administrojnë djali i Hakiut, vëllai i vogël i Hakiut dhe një nip i Hakiut.

Kjo familje, përmes këtij sqarimi kanë thënë se, me Hashim Thaçin dhe vëllain e tij Ganiun do të përfundojnë muhabetin e tyre pas epilogut që do të jap Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Sot, është bërë një postim i cili aludon se faqen e Haki Imeri e mbajnë njerëz që nuk kanë lidhje me Hakiun. Një sqarim për opinionin.

Këtë faqe e administrojnë djali i Hakiut, vëllau i vogël i Hakiut dhe një nip i Hakiut. Ndërsa skenarët e tjerë si ai i datës 22 nëntor 2016 e këtej i manexhon Hashim Thaçi përmes atyre që i ka shëndrruar në instrumente të turpshme.

Thonë; s’ka “Fis pa një pis” .Kushdo që keni interese të dini për ne, ne kemi thye tabunë se Baci ka të drejtë se është më i vjetri, se Bali ka thënë… duhet respektuar për shkak të moshës… , se Axha i madh është në vend të Babës… e shabllone tjera që shoqërinë tonë e kanë dërguar në humnerë.

Duhet të dihet se këso formash e linçojnë individin dhe shoqërinë , konstrukte të tila duhet të bien gjithë andej.

Hashim Thaçin po e pengon shumë fakti që tërë familjen nuk po ka mundësi ta kap, instrumentalizojë për qellime të veta.

Me Hashim Thaçin dhe Gani Thaçin e përfundojmë muhabetin pas epilogut që e jep Gjykata Speciale.

Loading...