Kepuh është një fshat në Indonezi që po përpiqet në mënyrë unike të mbajë banorët në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit. Në këtë fshat, “fantazmat” zhvillojnë patrullë. Ideja erdhi nga një grup i të rinjve në fshat të cilët dëshironin të bënin diçka ndryshe dhe efektive për të mbajtur banorët të mbyllur gjatë pandemisë.

Të rinjtë të maskuar me çarçafë të bardhë fillimisht operacionin e zhvilluan në koordinim me policinë, mirëpo pasi aksioni pati kundër efekt sepse banorët filluan të dilnin nga shtëpitë për të parë “fantazmat”, tashmë ata kanë vendosur që këtë aksion ta zhvillojnë pa paralajmërime./Alsat

Photo: Reuters
Loading...