Italia ndodhet akoma në pikun e saj me virusin Kovid 19 edhe pse situata prej ditësh paraqitet stabile. Të dhënat e Mbrojtjes Civile Italiane flasin për 1 941 raste të reja sot, numri më i ulët i regjistruar nga një muaj. Dje ishin 2972 raste.

Bien ndjeshëm edhe personat në terapi intensive, 79 më pak sot, ndërsa në total janë 3898 në terapi intensive.

Ndërsa numri i viktimave sot ka qenë 636, më i ulëti prej disa javësh. Ndërsa numri i të shëruarave sot ka qenë 1022.

Loading...