Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova paralajmëroi se Kosova mund të presë ndihmë nga Brukseli për ballafaqimin me epideminë e Kovid-19 në vlerë prej 160 milionë euro, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin në Tuiter pas bisedave të sotme të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrit të Financave, Besnik Bislimi, Apostollava paralajmëroi se ndihma mund të realizohet në dy deri në gjashtë muaj e ardhshëm.

“Unë bisedova sot me ministrat Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi për mbështetjen e mëtejshme të BE-së për Kosovën në ballafaqimin me Korona-19. Deri në 160 milionë euro mund të jenë në dispozicion për Kosovën nga BE-ja gjatë dy deri në gjashtë muajt e ardhshëm përmes mbështetjes makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe IPA granteve për ta mbështetur sektorin privat, bujqësinë dhe lehtësimin e varfërisë”, shkroi Apostolova.

Loading...