Në periudhën mes 5 dhe 6 prill, prej orës 07.00 deri 07.00 në rajonin e SPB Tetovë, gjithsejt 3 persona nga Tetova nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për përkufizimin e lëvizjeve, të cilët janë privuar nga liria dhe janë mbajtur për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, me ç’rast kundër tre personave do të përgaditen parashtresa adekuate, në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal informon TetovaSot.
Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin tonë janë 428 persona (Tetovë-210 dhe Gostivar-218), kurse me deklaratë të nëshkuar për vetë-izolim gjenden 10 persona (TE-8 dhe GV-2). Krahas këtyre, janë të ragjistruar edhe 158 persona (TE-122 dhe GV-36) me vendim për kontroll dhe mbikqyrje nga Inspektorati shtetrosë sanitar-shëndetësorë.TS

Loading...