Tashmë dihet se simptomat e virusit Covid-19 janë kryesisht ethet, kolla dhe frymëmarrja e vështiruar. Por otorinolaringologët tani paralajmërojnë një simptomë tjetër, i cili mendohet se ka të bëjë me imtësimet e virusit korona. Gjegjësisht humbje e shqisës së aromës.

Anosmia është humbja e papritur e aromës-erës, por pa bllokim të hundës, ndonjëherë shoqërohet me humbje të shijes (ageusi).

-Mijëra njerëz me koronavirus kanë raportuar simptome të ansomisë, tha njeriu i dytë i në Ministrinë Franceze të Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Basketbollisti francez i infektuar me koronavirus, Rudy Gobert, i cili luan për Utah Jazz në Shtetet e Bashkuara, tha se ka humbur sensin e tij të shijes dhe aromës.

Në rast se iu paraqitet ansomia, duhet menjëherë të lajmëroheni në mjek dhe të shmangni kurimin shtëpiak”, paralajmëron Salomoni.

Sidoqoftë, simptoma është shumë e rrallë dhe zakonisht paraqitet te pacientët e rinj me pasqyrë të lehtë klinike. Shoqata Franceze e otorinolaringologëve thotë se nevojiten ende studime.

-Ekziston një lidhje e dukshme midis anosmisë dhe virusit, thotë Jean-Michel Klein, president i Aleancës Kombëtare të Otorhinolaringologëve.

-Jo të gjithë pacientët me Covid-19 zhvillojnë anosmi, por të gjithë personat e izoluar me ansomi, pa inflamacion lokal, kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Njerëzit që kanë anosminë duhet të izolohen”, thekson Klein, duke shtuar se terapia klasike e anosmisë janë kortikosteroidet, por ata nuk guxojnë të përdoren në rastin e virusit korona pasi zvogëlojnë imunitetin e organizmit./Alsat

Loading...