Dëmet nga koronavirusi do t’i ndjejmë më pas nga muaji prill edhe në buxhet edhe në kompanitë. Tani dominuese është vetëm kriza shëndetësore, pastaj vijojnë kriza ekonomike, potencoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas pjesëmarrjes në ditarin e TV Sitel.

Kryetari Zaev potencoi se pritjet për pagesën e të ardhurave janë mes 30 dhe 40 për qind ndërsa kjo do të thotë se rreth 60 për qind do të mungojnë dhe nuk mund të paguhen duke pasur parasysh atë që njerëzit janë në shtëpi, konsumi është ulur, hotileria nuk funksionon, fabrikat punojnë pjesërisht. Ndërsa 60 për qind janë 2 miliardë e 200 milionë euro. Kërkesat në bazë të kredive i kemi rreth 1 miliardë e 200 milionë, ndërsa deri tani janë ofruar vetëm 600 milionë euro.

Lidhur me atë nëse shteti është vonuar për të kërkuar ndihmë, Zaev potencoi se nuk bëhet fjalë për asnjë vonesë, procedura ka filluar në fillim të muajit mars, duke pasur parasysh atë se asnjë vend nuk është kursyer nga virusi, ndihmë kërkojnë edhe vendet tjera edhe shumë të mëdha se vendi ynë.

Ai potencoi se në kohë janë informuar dhe është kërkuar ndihmë nga FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim si dhe bankat private, prej të cilave priten rreth 400 milionë euro.

Për të qenë më efikas në një afat të shkurtër, ne duhet të jemi solidar dhe të bartim barrën së bashku. Punëtorët të paguhen, biznesi të punojë, kështu që ne kemi propozuar këtë paketë, por qeveria mund ta bëjë atë edhe me më shumë paketa solidariteti edhe në pjesën e ndërmarrjeve dhe administratës publike. Hapi i parë është ulja e shpenzimeve joproduktive, dhe e dyta është ulja në administratën publike. Shteti tashmë ka filluar të shkurtojë shpenzimet joproduktive, dhe në këtë bazë ajo tashmë ka shkurtuar shtatë miliardë denarë përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive, por ne kemi nevojë për 60 miliardë denarë – theksoi Zaev.

Loading...