Ashtu si partitë e tjera politike edhe ne kemi paraqitur propozime në Qeveri propozime për krizën me koronavirusin në vend, ndërsa qeverisë i takon të vendosë se cila nga këto masa do të miratohet, duke e pasur parasysh që qeveria ka mundësinë të angazhojë ekspertë të tjerë dhe ta sjellë vendimin përfundimtar. Është shumë e rëndësishme që nga të gjitha këto masa, së pari duhet të dorëzohen masat që përfshijnë 200 milionë euro ndihmë për punëtorët, ekonominë dhe firmat, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev si mysafir në TV Sitel, në pyetjen për masat e reja të cilat i propozoi LSDM-ja për ballafaqimin me krizën e koronavirusit në vend.

Ai theksoi se pikërisht punonjësit janë ata të cilët në mënyrë dominuese e mbushin buxhetin, përmes konsumit privat, pagesës së taksave, por për shkak të parimit të solidaritetit përqendrimi është në uljen e pagave të administratës publike.

Zaev i theksoi dy pako masash, një për mbështetjen e ekonomisë, me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës për punëtorët, për t’u siguruar atyre të ardhura minimale prej 14.500 denarë, ndërsa punëdhënësit të paguajnë vetëm kontributet në bazë të sigurimit shëndetësor dhe shoqëror. Dhe paketa e dytë e masave që synojnë kursimin ose sanimin e buxhetit. Ndihma e parë prej 200 milionë eurosh është për këtë paketë masash, nga të cilat vetëm 120 milionë euro janë transferime direkte – theksoi Zaev.

Loading...