Ngushëllime për vdekjen e aktores Leze Qena ka shprehur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj.

Më poshtë postimi i Veselit:

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur Leze Qena. Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj. Shpreh ngushellimet e mia më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe të dashurit e artistes së madhe.

Loading...