Franca ka humbur një ndër figurat më të mëdha.

Michel Hidalgo, fituesi i Euro 1984 me Francën ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare.

Hidalgo ndërroi jetë katër ditë pas ditëlindjes së tij.

Michel Platini dhe Bruno Bellone kishin shënuar në fitoren e Francës 2-0 në finale kundër Spanjës në ‘Parc des Princes’, ku ‘Gjelat’ fituan një trofe të madh për herë të parë në histori.

Loading...