Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Kodrën e Diellit dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar.

Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të dëborës ka në vendkalimet malore Gjavato, Pletvar dhe Strazhë.

T mobile In article [1]

“Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, pasagjerët dhe automjetet, përveç për automjetet transportuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga MPB, ndërsa pas mendimit të marrë paraprakisht nga shtabi kryesor koordinues”, thuhet në kumtesë.

Nga LAMM shtojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.